May 15, 2024
Maqedoni

Shtatë kandidat të paraqitur për kryetarë të Tetovës

Lëvizja Besa, PDSH-ja, ASH-AAA, BDI-ja, Lëvizja për shtet dhe Drejtësi dhe Integra, dhe LSDM-ja të gjitha këto parti kanë dorëzuar emrin e kandidatit me të cilin do të garojnë për të fituar Tetovën, njoftojnë nga KKZ-ja e Tetovës.

Lëvizja Besa do të garojë me kreun e sajë, Bilall Kasami, PDSH-ja ka venddosur që në Tetovë të garojë me Sadi Bexhetin, koalicioni opozitar ASH-AAA garojnë me Vullnet Murselin, kurse BDI-ja me kryetaren aktuale, Teuta Arifi.

Lista me kandidatë për anëtarë të Këshillit kanë dorëzuar 10 propozues, prej të cilëve 9 janë nga partitë politike dhe një nga grupi i zgjedhësve. Nga partitë ato janë: Partia demokratike e Turqve, Lëvizja Besa, VMRO-Partia Popullore, PDSH, LSDM, BDI, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe grupi i zgjedhësve që udhëhiqet nga Hamdi Sulejmani.