May 16, 2024
Maqedoni

Gazetarja Jordanovska ka tre pyetje për Zaevin lidhur me ngjarjen që ndodhi në Tetovë!

Gazetarja investigative, Meri Jordanovska përmes një letre publike i është drejtuar me tri pyetje kryeministrit Zoran Zaev, lidhur me ngjarjen në spitalin modular të Tetovës ku hum..bën je,tën 14 veta nga shpërthimi i një zja.rr.i ma,siv.

Ajo ka shkruar se Zaev jo javën tjetër, por menjëherë të përgjigjet lidhur me këtë ngjarje dhe për përgjegjësitë. Ja pyetjet e saj:

“Si ju si kryeministër do të njiheni me detajet e hetimeve, kur kemi ndarje të rreptë të pushteteve? A jeni të vetëdijshëm se çfarë keni deklaruar?
Çfarë pike të përbashkët ka ndjenja e përgjegjësisë morale, me përgjegjësinë e mundshme pe,nale?

A jeni të vetëdijshëm për mundësinë e ndikimeve ndaj dëshmitarëve nga pozicioni i të fortit, kur bëhet fjalë në këtë rast për ministër, zëvendësministër, drejtor?

Të gjallë u do,gjë,n 14 njerëz. Në Spital. Ju kryeministër flisni për përplasje politike, ka shkruar Jordanovska. /INA/