May 2, 2024
Lajmet e reja

Etemi bartës liste për Këshillin Komunal të Tetovës nga opozita shqiptare

Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar ne Komisionin komunal zgjedhorë listën e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë, përcjell in7

Kandidat i koalicionit Aleanca për Shqiptaret – Alternativa për kryetarë komune është Vullnet Murseli ndërsa bartës liste është propozuar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët Dega -Tetovë, Muzafer Etemi.

Ndryshe, Muzafer Etemi me profesion është aktor dhe albanolog për më shumë se një dekadë është i punësuar në I.N.Teatri i Tetovës ku dhe është aktiv në shumë shfaqe teatre./in7.tv/