May 2, 2024
Maqedoni

Shqiptohen 273 masa në Shkup, 34 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (09.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 273 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 masa, nga të cilat 34 masa për tejkalim të shpejtësisë, 37 masa për ngasje pa patentë shofer, 12 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, tre masa për kalim në semaforë të kuq”, njoftojnë nga MPB.