April 28, 2024
Maqedoni

Lajm i hidhur: Ndërroi jetë artisti i njohur nga Struga, Dilaver Hasani

Sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare artisti i njohur, mjeshtri i saksofonit, Dilaver Hasani nga Belica e Poshtme, i njohur në opinionin strugan me nofkën DILO, njeriu që nga fëmijêria ju kushtua muzikës, duke marrë pjesë në shumë evente kulturore, i cili me muzikën e tij argëtoi mijëra familje strugane prej shumë e shumë vitesh.

Gjithashtu ka qenë pjesë e grupit muzikor tek Shpresa e Veleshtês.

Muzikanti i njohur tashmë i ndjerë vuante nga një sëmundje e rëndë.

I ndjeri Dilaver Asani (Dilo) u varros sot nê ora 14:30, në varrezat e Belicês së Poshtme.

(Struga Ekspres)