May 17, 2024
Rajon - Botë

Gaza, mbërrijnë 65 kamionë me ndihma humanitare

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se nga pika kufitare Rafah kanë hyrë 65 kamionë me ndihma humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ekipet kanë marrë në dorëzim 65 kamionë me ndihma humanitare të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane si dhe 7 ambulanca të dërguara nga Kuvajti.

Më tej thuhet se kalimi i karburantit nuk lejohet dhe se ndihmat në kamionë përfshijnë ilaçe, produkte mjekësore, ushqime, ujë të pijshëm dhe produkte të tjera të ndihmës humanitare.

Në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadën dhe bombardimet intensive të Izraelit, deri më tani kanë mbërritur 821 kamionë me ndihma.

Autokolona e parë e ndihmës me rreth 20 kamionë e përbërë kryesisht me produkte mjekësore dhe ushqime hyri në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah më 21 tetor rreth dy javë pas sulmeve që Izraeli filloi më 7 tetor.