Screenshot

Gjatë punimeve të Samitit të NATO-s që po mbahet në Ankara, një vëmendje të veçantë ka marrë takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me këshilltarin e lartë të Presidentit turk me origjinë shqiptare, Sabri Demiri.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetet e tij sociale një fotografi zyrtare me udhëheqësin e Shtëpisë së Bardhë, e shkrepur përpara Pallatit Presidencial turk, duke dëshmuar praninë e tij në nivelet më të larta të protokollit diplomatik.

Trump dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedime të ngrohta dypalëshe mbi bashkëpunimin ushtarak dhe gjeopolitik.

Në këtë kontekst, figura e Sabri Demirit me origjinë nga Shkupi merr një peshë specifike. Si një prej njerëzve të besuar të Presidentit Erdogan, ai shërben shpesh si një urë lidhëse dhe pikë kontakti mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë trevat shqiptare.(INA)

" "
sqShqip