Shoqata Islame Shqiptare-Australiane (AAIS), pergjegjëse per xhamine më te vjeter ne Melbourne dhe vater besimi per rreth 1,000 familje anëtare, shpall
konkurs per pozitën e Imamit. Kerkojme nje kandidat te perkushtuar dhe
vizionar per te udhehequr komunitetin tone ne zhvillimin e tij shpirteror dhe
socialo-fetar
Detyrat dhe pergiegjësite
• Udhëheqja e adhurimeve: Udheheqja e namazeve ditore me xhemat, falja e
Taravive, mbajtja e hutbeve te xhumase ne gjuhen shqipe dhe angleze, falja e namazeve të Bajramit dhe e neteve të mëdha.
• Kujdesi shpirtëror: Ofrimi i keshillimit teologjik per geshtje personale dhe
familjare, mbështjea emocionale dhe udhëheqja me perkushtim e ritve te jets fetare si (nikah, xhenaze, emërtimi i femijes), me dinjitet dhe
profesionalizem
• Edukimi dhe arsimimi: Organizimi i ligjeratave per te rinj dhe të ritur, si dhe pergatitja e materialeve edukative per faqen e internetit, buletinin dhe
rrjetet sociale.
• Angazhimi social dhe integrues: Perfaqesimi i AAIS ne aktivitete nderfetare dhe shogerore, duke promovuar vierat islame te mëshires dhe drejtesise.
Kualifikimet Profesionale:
• Arsimimi: Diplomë Bachelor ne Studime Islame ose Ixhaze të akredituar
(ose trajnim ekuivalent tradicional).
• Njohurite Kur’anore: Lexim të bukur te Kur’anit, me memorizim dhe njohuri
te thella ne rregullat e Texhvidit.
• Gjuhët: Njohje e rjedhshme e gjuhes shgipe dhe angleze.
• Angazhimi Social: Aftesi e dëshmuar per te afruar dhe angazhuar te rinjte,
mbeshtetje per vullnetarët dhe gatishmeri per bashkepunim me
komunitetin e gjerë.
• Vetedija Kulturore: Vetedije e larte kulturore dhe fetare, me aftesi per t’i
sherbyer nje komuniteti të larmishem.
• Bashkëpunimi: Frymë pozitive dhe gatishmëri e plote per bashkëpunim me
Keshillin Drejtues.
• Teologjia: Njohuri te thella mbi traditën e medhhebit Hanefi dhe aftësi për të promovuar balancën dhe unitetin në komunitet
AAIS
Pse AAIS?
• Tradite dhe vizion: Trashëgimi 60-vjeçare me një bord drejtues që shikon perpara dhe eshtë pro zhvillimit dhe integrimit
• Komunitet aktiv: Angazhim i lartë, me programe të rregullta dhe lidhje të qendrueshme me komunitetin
Si të aplikoni
Ju lutemi dërgoni:
• CV
• Letër motivimi
• Linke ose incizime te dy hutbeve apo ligjëratave të fundit
• Mostër audio të leximit të Kur’anit
Të dergohen në: admin@aais.org.au
Subjekti: Aplikim për Imam – [Emri Juaj] (Aplikimet pranohen vetem permes emailit)
Afati i fundit: E diel, 18 maj 2026
Aplikimet e hershme inkurajohen; intervistat zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme.
Për informata shtesë kontaktoni:
Vëlla Abdur-Rahmaan Balla (WhatsApp): +61 400 331 697
(Vetëm për pyetje – aplikimet nuk pranohen përmes WhatsApp-it)

