Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se kohën e fundit nuk ka qenë në kontakt me kolegun e tij, Zëvendëskryeministrin për Politikat e Qeverisjes së Mirë dhe Transparencës, Arben Fetai, duke deklaruar se ai nuk merr pjesë në seancat qeveritare. Aliu, në një paraqitje të ftuar në emisionin “360 Gradë”, theksoi se mungesa e Fetai nuk lidhet me arsye shëndetësore, tranmseton Lideri.mk.
Aliu dhe Fetai janë pjesë e koalicionit “VLEN”, dhe ata mbetën në qeveri kur kreu i ish-partisë së tyre, krahu i Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit, u largua nga pushteti vitin e kaluar. Fetai mbeti në postin e Zëvendëskryeministrit, ndërsa Aliu e pasoi vetë Taravarin si Ministër i Shëndetësisë.
Kur u pyet nëse ka qenë në kontakt me Fetai, Aliu u përgjigj: “Jo kohët e fundit sepse ai nuk është këtu.” Kur u pyet më tej nëse Zëvendëskryeministri merr pjesë në seancat qeveritare, Aliu tha shkurt: “Jo”. Kur u pyet pse është kështu, ai tha: “Nuk e di, nuk jam i informuar.”
Aliu më pas tregoi se më parë kishte pasur disa mosmarrëveshje mbi politikat brenda VLEN-it dhe Qeverisë, por se këto ishin kapërcyer brenda koalicionit. Ai tha se “në politikë është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë me energji dhe punë, dhe kur dikush nuk ndihet pjesë e strukturës së përbashkët, atëherë ndarja është një opsion legjitim.”
I pyetur nëse kjo do të thoshte që Arben Fetai mund të zëvendësohej në rikonstruimin e ardhshëm të qeverisë, Aliu u përgjigj:
“Për momentin, e dini, ne si VLEN po punojmë për përcaktimin e organogramës së VLEN-t, tani si parti politike, dhe ende nuk kemi arritur nivelin e analizimit të performancës së drejtorëve, zëvendësve, ministrave dhe performancës në Qeveri në tërësi për secilën parti politike pjesë të VLEN-it.”/Lideri.mk

