May 23, 2024
Lajmet e reja

Shkurte Fejza “do i vërë flakën” Tiranës, “Mora Fjalë” do këndohet live në “Air Albania”

Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin e të eliminatorëve të “Euro 2024”.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

E në këtë natë do të ketë një surprizë shumë të veçantë, ku një ndër to do të jetë performanca nga artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.

Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.