May 9, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Incidenti në Kuvend është i orkestruar nga Apasiev, LSDM dhe BDI

VMRO-DPMNE-ja sonte kumtoi se incidenti, të cilin e shkaktoi E Majta në Kuvend është i skenuar dhe në të shikon si një dramë të lirë, të dukshme dhe të dakorduar me BDI-në dhe LSDM-në.

“Aq më tepër që nga sot në Kuvend ka filluar të funksionojë koalicioni aktual i LSDM-së, të “Majtës” dhe BDI-së në qytetin e Shkupit. Është vërtet i çuditshëm reagimi i dhunshëm i “Së Majtës” për Rregulloren, në krahasim me heshtjen në Kuvend për propozimin francez apo për skandalin e onkologjisë. Në fakt, Apasiev, kur nuk ishte pro filibusterimit dhe ishte partner koalicioni i LSD-së dhe këshilltar i PSP-së, komplotoi që kryetari i kaluar i Kuvendit Veljanovski të përjashtohej me shuplaka, shkelma dhe grushta”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.