April 27, 2024
Rajon - Botë

Tragjike/ I riu shqiptar përplaset nga treni (EMRI)

Një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen dy ditë më parë në Itali.

Bëhet me dije se ai është përplasur nga treni i linjës Venecia-Adria.

Pas aksidentit, ekspertët krijuan edhe skemën e ngjarjes.

Ata thanë se i riu ishte i shtrirë në shina dhe shoferi nuk ishte në gjendje të ndalte trenin.

Sipas të dhënave i riu është Dionis Pepa.