Më date 28.02.2026 në orën 23:00 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, policët nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.I. (49) nga Shkupi. Ai u arrestua pas një denoncimi paraprak se duke përdorë një mjet të fortë ka dëmtuar derën hyrëse dhe ka thyer disa xhama të ndërtesës së komunës së Shuto Orizarës, tranmseton Lideri.mk. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të hartohet një raport përkatës./Lideri.mk

