Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë ka dërguar një kërkesë për ekstradimin e Artan Grubit në tre vende, zbulon KOD në edicionin e saj sonte.

Arresti shtëpiak i Grubit u mundësua gjithashtu për shkak të kërcënimeve me jetë ndaj ish-zëvendëskryeministrit, të cilat erdhën nga njerëz që ishin në burg, të cilët sipas KOD kishin ofruar edhe para për likuidimin e tij, transmeton Lideri.mk. Gazetarët e KOD si duket e kanë mësuar edhe emrin dhe çmimin e ofruar, por nuk i kanë zbuluar gjatë emisionit.

Grubi, i cili dinte për kërcënimet, iku në vendin nga ku supozohej se do të vinin ata që u punësuan për ta eliminuar atë.

Si u përgatit skena për kthimin e Grubit pas një arratisjeje 14-mujore në KOD, e cila është në Telma pas lajmeve të mbrëmjes.

Kërcënimet për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili para dhjetë ditësh u kthye nga arratia, sipas hulumtimit të KOD kanë ndodhur para se të largohet nga vendi. Nuk ka njoftim nëse janë hetuar të njëjtat, por jozyrtarisht vijnë nga persona të nëntokës që kanë qenë në burg. Mbi bazën e këtyre kërcënimeve Grubi shpëtoi nga paraburgimi edhe pse, drejtori i Burgut të Shutkës theksonte që nuk do të rrezikohej jeta e tij brenda mureve të Burgut të Shutkës. Ndërkohë, vazhdojnë përplasjet politike mes partive. LSDM akuzon pushtetin se ka bërë marrëveshje për ta lëshuar Grubin, ndërsa VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se është e frikësuar për atë se çfarë do të thotë Grubi para organeve të drejtësisë. /Lideri

sqShqip