Në SPB Shkup sot herët në mëngjes është denoncuar se në një kazino në zonën e Kisella Vodës, dy persona kanë shqetësuar mysafirët në objekt. Njëri prej tyre ka hedhur një telefon celular drejt një femre, por nuk e ka goditur, transmeton portali Lideri.mk.

Gjithashtu, sipas denoncimit, personat kanë dëmtuar një pjesë të inventarit dhe kanë aktivizuar aparatet kundër zjarrit, me ç’rast disa persona – mysafirë dhe punonjës, për shkak të problemeve me frymëmarrjen janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku u është dhënë ndihma mjekësore./Lideri

sqShqip