April 29, 2024
Maqedoni

Shkup, sanksionohen 154 shoferë, 7 për tejkalimin e shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik gjatë të cilave në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione.

Shtatë sanksione janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.