May 6, 2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për vendin tonë

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe e masave ajrore të ftohta dhe relativisht të lagështa.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare, përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10 deri në 17°C.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16°C.