April 29, 2024
Maqedoni

Shkup, djali mori borxh me kamatë, babai pagoi dy milionë denarë

Më datë 10.03.2023 në ora 11.10 në zonën e komunës Kisella Vodë, policë nga Njësiti për Krime të Dhunshme Shkup, është arrestuar I.J.(38) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryet veprën penale “Zhvatje” e dënueshme nga neni 258 të Kodit Penal.

Policia ka arrestuar 38 vjeçarin duke vepruar sipas kallëzimit të datës 20.02.2023 në ora 19.00 nga i dëmtuari (mashkull nga Shkupi), sipas të cilit në periudhën nga gushti 2022 deri më 20.02.2023 i raportuari I.J. me kërcënime i ka “zhvatur” 2.000.000 denarë për shkak të borxhit të mëparshëm të djalit të tij, transmeton Lideri.mk.

Është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.