May 4, 2024
Maqedoni

Ministrja Petrovska për vizitë pune në SHBA, takime në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska qëndron për vizitë pune në SHBA, ku do të ketë takim me përfaqësues zyrtarë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, kumtoui Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, siç theksohet në komunikatë, ministrja do ta riafirmojë bashkëpunimin e shkëlqyer mbrojtës mes dy vendeve, e cila zhvillohet përmes programeve të vazhdueshme për mbështetje të reformave mbrojtëse, procesin e modernizimit dhe pajisimit, e cila mbështetet edhe nga pala amerikane.

“Ministrja Petrovska dhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lojd Ostin në qershor të këtij viti në Uashington, e nënshkruan Udhërrëfyesin për bashkëpunim për periudhën 2023-2033, i cili ofron udhëzime në kuadër të të cilave tashmë është krijuar edhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i rëndësishëm maqedono-amerikani. Në bashkëpunimin e deritanishëm, që nga viti 1996, SHBA-ja e ka mbështetur mbrojtjen e Maqedonisë me mbi 330 milionë dollarë, prej të cilave mbi 135 milionë vetëm në vitin e fundit, që tregon përkushtimin e partnerit tonë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës së Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.