May 21, 2024
Maqedoni

Mexhiti porosi Mickoskit dhe Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, mos u prekni aty

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar pas informacionet se kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, transmeton TV21.

“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, Vmro-Dpmne ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.
Vmro-Dpmne po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.
UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkroi Mexhiti në Facebook.