April 27, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 81 raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.315 teste të kryera janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 27 vetëm në Shkup, 25 në Tetovë, transmeton Alsat. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 12 pacientë, shkruan Alsat. Sot fatmirësisht nuk janë është regjistruar asnjë viktima së pasojë e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.380 raste, prej të cilëve 150.362 janë shëruar, kurse 5.493 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 525 raste aktive me virusin korona.