May 2, 2024
Sport

Shkëndija e “shkel” Vardarin, barazuan Shkupin dhe Struga Trim Lum

Shkëndija e Tetovës, Voska Sport dhe Gostivari kanë marrë fitore në ndeshjet e luajtura mesditën esotme në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit vendor.
Shkëndija mposhti Vardarin në Tetovë me rezultat 3:0, ku protagonist kryesor ishte Erald Çinari që shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Tetovarët humbën penallti me Totren që nuk ishte i saktë, ndërsa në vijim Çinari realizoi dy gola, ku i dyti ishte kryevepër. Autor i golit të tretë ishte Dita që realizoi me kokë, pas atij asisti të marrë nga Çinari.
Ndërkohë Shkupi dhe Struga Trim Lum janë ndalur me barazime në këtë xhiro. Bardhekaltërit barazuan pa gola në Çair kundër Tikveshit, përderisa me rezultat identik u mbyll edhe takimi i luajtur në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Strugës.
Fitore morën Voska Sport që mposhti në transfertë Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 2:1, ndërsa Gostivari triumfoi përballë Breras mes shifra 2:0. Skuadra e Rabotniçkit në shtëpi mundi 2:0 Bregallnicën e Shtipit.