May 17, 2024
Maqedoni

Çairi s’ka inspektor ndërtimor, për 5 vite ka miratuar gjysmën e kërkesave për leje ndërtimi

Komuna e Çairit për pesë vite nuk ka realizuar asnjë inspektim mbikëqyrës, me arsyetimin se nuk kanë të punësuar inspektor të autorizuar ndërtimor. Prej vitit 2018-të deri në vitin 2022 në Komunën e Çairit janë parashtruar 210 kërkesa për leje për ndërtim, ndërkaq Komuna ka vepruar ndaj të gjitha kërkesave dhe ka lëshuar leje për 119, gjegjësisht 57% të numrit të përgjithshëm, tregon hulumtimi “Plane të Përgjithshme Urbanistike (PPU) të vjetruara, ndryshim i shpeshtë i planeve detajore urbanisike (PDU)” i publikuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Çairit, e cila prej vitit 2017-të udhëhiqet nga Visar Ganiu, sipas përqindjes së miratimit të kërkesave për leje ndërtimi, më së shumti ka miratuar në vitin 2021, ndërkaq më së paku në vitin 2018-të, tregojnë të dhënat e QKQ-së. Sipas të dhënave, mbi gjysmën e kërkesave të parashtruara komuna i ka miratuar. vitin 2011, tregohet dukuria e manipulimit të Ligjit të miratuar në kohën e Gruevskit, i cili ka lejuar që të legalizohen ndërtimet e leja, të cilat janë ndërtuar deri në vitin 2011, ndërkaq kërkesat për legalizim do të duhej të dorëzohen deri në fund të vitit 2018-të.

Sipas hulumtimit, gjithashtu theksohet se në Çair, në periudhën prej vitit 2019-të deri në vitin 2022 janë ndërtuar më shumë ndërtesa se sa janë dhënë leje.