Sport

Avdyl Salihu zgjidhet Manager dhe Matchmaker i vitit 2021

Avdyl Salihu është shpallur Menaxher dhe Matchmaker i vitit 2021 nga Federata Profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.

Deri tek ky sukses, Salihu ka arritur me plot meritë, pasi me boksierët e tij si dhe me ndërmjetësimet që ka bërë për duele boksi u paraqit në shumë evente të njohura si në Gjermani, Zvicër, Itali, si dhe në disa vende të tjera evropiane.