Ja dhe statusi i tij ne facebook:
Meqenëse sot është Dita Botërore e Fotografisë, po e ndaj këtë fotografi që lidhet me Kosovën dhe që ka marrë një nga njohjet më të mëdha ndërkombëtare.
Fotografia është realizuar nga Dayna Smith, fotografe e The Washington Post, në Izbicë, më 6 nëntor 1998.
Në të shihet Ajmane Aliu, nënë e gjashtë fëmijëve, teksa të afërmit e ngushëllojnë gjatë varrimit të bashkëshortit të saj, Ilmi Aliut, pjesëtarit të UÇK, të vrarë një ditë më parë.
Kjo fotografi fitoi World Press Photo of the Year 1999, çmimin më prestigjioz ndërkombëtar në fotogazetari.
Prandaj, kjo mund të konsiderohet me shumë të drejtë një nga fotografitë më të njohura ndërkombëtarisht të bëra në Kosovë.

sqShqip