May 9, 2024
Maqedoni

Shkarkohet Goran Sugareski, Qeveria emëroi drejtor të ri të Doganave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pasi ka pranuar vendimin e Komisionit për emërime, ka vendosur që të shkarkojë Goran Sugareski nga detyra ushtrues i postit të drejtorit të Drejtorisë së Doganave.

Në vend të Sugareskit, është emëruar zëvendëdrejtoresha e deritanishme e Doganeve, Sllavica Kotirov.

Sugareski do t’i hyjë garës në zgjedhjet lokale. Është bërë publike kandidatura e tij për të parin e Prilepit, transmeton TV21.