May 21, 2024
Maqedoni

Zjarr në malet e Dibrës, nuk është larg disa shtëpive

Bashkë me temperaturat e larta kanë ardhur edhe zjarret. Në malet afër Dibrës po digjen disa pyje me drunj, kurse dëshmitarë okularë kanë thënë për Lideri.mk, se disa shtëpi nuk janë larg zjarreve që kanë kapluar pyjet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrfikësve.