May 3, 2024
Maqedoni

Keqpërdoren fotografitë e Arben Taravarit për reklamim të ilaçeve të rrejshme për dobësim (Foto)

KUJDES!

Si mjek, jam thellësisht i shqetësuar për përhapjen e reklamave të rreme në emrin tim për një produkt për humbje peshe që pretendon se ndihmon në humbjen e peshës.
I bëj thirrje njerëzve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur hasin në përmbajtje të tilla, të cilat në rrethana të caktuara mund të shkaktojnë madje dëme të mëdha në shëndetin e tyre.
Prioriteti im ka qenë gjithmonë kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses në informacione të sakta dhe të besueshme kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
U bëj thirrje institucioneve të marrin masa ndaj reklamave të tilla false, të cilat jo vetëm që mund të mashtrojnë konsumatorët, por edhe të shkaktojnë rreziqe serioze për shëndetin e tyre. (Arben Taravari)

https://m.facebook.com/photo.php?fbid=10230275720137980&id=1265185232&set=a.1252264787808&mibextid=qC1gEa