April 27, 2024
Kuriozitete

Shitet vila luksoze ku u kryen vrasjet e kultit më famëkeq në histori

Vila luksoze në Los Angelos ku ndjekësit e sektit të Charles Manson vranë brutalisht një çift bashkëshortësh në vitin 1969 është shitur për 1.8 milionë dollarë. Shtëpia e stilit mesdhetar u ndërtua për herë të parë në vitet 1920 dhe dallon për një oborr gjigant buzë një pishine.

Vila ofron fushëpamje të qendrës së qytetit të Los Angeles si dhe të jep mundësinë të shijosh pamjen drejt Griffith Park.

Sekti i familjes Manson është ndoshta është sekti më i famshëm në histori. Të rinjtë që e ndiqnin sektin, në fund të viteve ’60 vranë disa persona dhe me gjakun e tyre shkruanin në mure tekstet e këngëve të Beatles. Sekti përbëhej më shumë nga vajza të reja, të cilat pranonin të ishin shërbëtore dhe prostituta të Manson.

Charles Manson besonte se ishte Jezusi dhe nxiste vazhdimisht luftë racash. “Manson Family” nisi të fuqizohej veçanërisht pas vrasjes së bujshme të aktores Sharon Tate./A2CNN