Kuriozitete

Agjencia hapësinore amerikane NASA, më herët kishte publikuar tingujt nga Marsi, e kësaj radhe sonda Juno “regjistroi tingullin” e hënës Juno të Jupiterit.

Fjala është për hënën Ganymede, pranë të cilës është sonda Juno që më 7 qershor të këtij viti regjistroi tingujt, e NASA tani ka publikuar audio incizimin që zgjat 50 sekonda, transmeton Telegrafi.

Sonda Juno ka instrumentin Waves, që regjistron valët elektrike dhe magnetike, e që vijnë nga Jupiteri. Shkencëtarët kanë mbledhur të dhënat e më pas i kanë ndërruar frekuencat, për t’i shndërruar në tinguj që mund të dëgjohen.

Rezultati përfundimtar është tingulli që na rikujtojnë në erërat e fuqishme të fryjnë dhe tingujt e robotit. Kjo nuk mund të konsiderohet si tregues i ekzistencës së jetës në Hënë apo afër saj, por hulumtimet e mëparshme patën zbuluar që në Jupiter mund të ketë jetë.

Shkencëtarët më herët kanë analizuar të dhënat nga planeti në sistemin diellor, dhe zbuluan se retë e Jupiterit përmbajnë ujë që në teori do të mund të mundësonin jetën atje.

Me analizimin dhe mbledhjen e të dhënave në misionin Galileo në një lartësi 68 kilometra mbi sipërfaqen e gaztë, hulumtuesit kanë konfirmuar se retë përmbushin kërkesat për ujë që janë të nevojshme për jetë.