May 5, 2024
Kosovë

Shikoni 99-vjeçarin si i grah makinës më mirë se djemt e rinj (Video)

Ka mbushur 99 vjet. Por, kjo moshë nuk po e ndalon të praktikojë atë që do më së shumti, ngarjen e makinës.

Kjo, edhe falë shëndetit të tij të mirë. Muharrem Behluli nga Komuna e Shtimes, makinat i ka pasion të madh.

99-vjeçari nuk nguroi të tregojë që shpejtësinë e do shumë dhe për këtë disa herë i është rrezikuar patenta. Po ashtu, të gjitha paratë që ai merr si pensionist i shpenzon për makinën.