May 5, 2024
Rajon - Botë

Shërbimi i Inteligjencës së Ukrainës vrasin një tjetër gjeneral të ushtrisë ruse

Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus, Vitaly Gerasimov, gjatë përplasjeve të fundit ushtarake.

Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendëskomandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse, u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike.

Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë./rel