April 25, 2024
Shqipëri

Deputetja e guximshme që ia tha në sy Bashës: Nuk të duan…!

Është shoqëruar me debate dhe deklarata të forta mbledhja e grupit parlamentar të PD, ku deputetë të saj i kanë kërkuar dorëheqjen kryedemokratit Lulzim Basha.

Deputetja Elda Hoti ka thënë se humbja e PD-së është e turpshme.

“Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!” – ka thënë deputetja e PD-së.

Ndërsa në krah të Bashës ka dalë deputetja Oriola Pampuri që ka deklaruar se nuk duhet ta kërkojmë fajin dhe përgjegjësinë vetëm te Basha.

“Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë” – mësohet të ketë thënë Pampuri./lapsi.al