May 18, 2024
Kosovë

Shtëpi të re dhe bursë çdo muaj: Halil Kastrati i vjen në ndihmë studentit të shkëlqyeshëm të mjekësisë!

Dje u raportua për një rast emocionues në Kaçanik, ku një student i shkëlqyeshëm i Fakultetit të Mjekësisë jeton në kushte të rënda.

Mjaftuan 20 minuta që ky rast i rëndë të merrte epilog pozitiv.

Tashmë Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë vendim për ndërtimin e shtëpisë së re për studentin e ri që jeton bashkë me dy prindërit e tij.

Përveç kësaj, një mërgimtar ka marrë vendim që të ndajë çdo muaj bursë për të riun kosovar.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të Agon Zhinipotokut.

Njoftimi i plotë:

Qe për çka duhet me qenë krenar që je shqiptar❤️

Studentit kaçanikas për 20 minuta po ju ndryshohet jeta, pasi shkruajta për kushtet ku jeton, më preku në shpirt, e postova në faqen time.

Halil Kastrati❤️do t’ia ndërtoj shtëpinë komplet të re

Një djal i ri ferizajas në mërgatë më tha “derisa të hyn në punë si mjek unë do të ja jap një bursë çdo muaj”

Sa ditë e mbarë sot, shqiptarët janë njerëzit më të mirë në bamirësi, ja qita pikën për këtë punë❤️❤️❤️