Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit dhe qeverisë së tij se informon Serbinë në kurriz të Kosovës.

Ai tha se Rama duhej të ishte në Kuvend që të jepte llogari për artikullin e tij me Vuçiç dhe deklaratat e këtij të fundit.

Deklarata e plotë:

“Kemi ftuar kryeministrin të vijë në Komision të Jashtëm për të folur për artikullin Rama-Vuçiç. Nuk erdhi. Dërgoi ministrin e jashtëm megjithëse shkrimi është personal dhe marrëdhëniet Rama-Vuçiç kanë karakter personal me gjithë implikimet e mëdha shtetërore që japin.

36 orë më parë Vuçiç bëri këtë deklaratë. Kjo aleancë, fjala për aleancën ushtarake Kroaci-Shqipëri-Kosovë, është bërë me insistimin e Kroacisë. Jemi informuar nga Tirana, kemi dhe kemi dhe info sekrete nga Prishtina, se pas kësaj qëndron një shtet tjetër që ka bërë presion mbi Zagrebin që të realizohet kjo aleancë ushtarake. Pra, Vuçiç për mua është shumë i qartë këtu.

Është mjaft korrekt dhe shumë i qartë. Duke thënë qartësisht, jemi informuar nga Tirana. Ç’është Tirana? Informatori i Beogradit? Vasali i Beogradit? Është kjo në vazhdën e artikullit Rama-Vuçiç, të botuar? Ku jemi këtu? Ç’është kjo? Pra, kemi një diferencë të madhe dhe midis Prishtinës dhe Tiranës.

Në qoftë se nga Prishtina ka informacione sekrete, (pra me rrugë të tjera inteligjente) nga Tirana ka lajmërim direkt.

Ka informim direkt nga shteti shqiptar, nga institucionet shqiptare dhe ndoshta nga kryeministri i Shqipërisë. Prandaj, zoti kryetar, kam një pyetje për ju dhe për kolegët këtu të mazhorancës. A nuk duhet të vijë kryeministri këtu, qoftë për artikullin, qoftë dhe për këtë deklaratë të Vuçiçit?

Mendoj se kjo ka një rëndësi të madhe kombëtare, ka një rëndësi të madhe për imazhin e Shqipërisë. Jemi anëtarë i NATO-s dhe në këtë mënyrë ne shkatërrojmë imazhin dhe besueshmërinë tonë brenda NATO-s. Faleminderit”./Syri.net

sqShqip