May 21, 2024
Maqedoni

SHBA, shkrumbohen 1 milion hektarë tokë

Zjarret vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer 13 shtete në Amerikë. Një zjarr i fuqishëm që vijon prej 9 ditësh, ka shkrumbuar në Oregon më shumë se 500 mijë hektarë tokë.
Situate meteorologjike nga ana tjetër nuk po i vjen aspak në ndihmë forcave zjarrfikëse, të cilat e kanë të pamundur të shuajnë zjarrin, që po merr përmasa, siç ata i quajnë, “monstruoze”.

Thuajse 100 hektarë tokë, sipas ekspertëve, po digjen brenda një orë, duke shkatërruar e shkrumbuar totalisht deri tani qindra shtëpi.

Në total, në 13 shtete amerikane, deri tani janë djegur 1 milion hektarë tokë. Në Kaliforni, banorët janë evakuuar. Thuajse i gjithë perëndimi i SHBA-së, po përballet me zjarret me 3.5 milionë amerikanë që po jetojnë në kushtet e emergjencës natyrore.