Shqipëri

U ekzekutua mbrëmë në derë të shtëpisë, momenti kur largohet trupi i pajetë i 42 vjeçarit

Një atentat ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri në derën e shtëpisë një 42 vjeçar.

Viktima e kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Shkëlzen Velaj, 42 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti i largimit të trupit të pajetë të të riut nga pallati ku banonte.

42 vjeçari që u ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”. Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj

Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far west të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.e.su.