Ejup Berisha
Nuk thuhet kot se në këtë botë ajo që e bën edhe do të të kthehet. Në shekujt 19 dhe 20, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të njejtat të transformoheshin dhe modernizoheshin. Ndërsa dy shekuj më vonë, tani në shekullin e 21-të
, shoqëritë njerëzore po e kërkojnë transformimin dhe modernizimin e Demokracisë, ose unë si me shaka do të thoja, tani këto po ushtrojnë presion që edhe vetë demokracia të demokratizohet. Kjo në shikim të pare mund të tingëllojë si dicka shumë banale por e njejta është një ide shumë e rëndësishme politike. Pra në shekujt 19 dhe 20, demokracia u mundua të ndihmon në transformimin dhe modernizimin e shoqërive dhe shteteve. Edhe pse kjo nuk qe edhe aq këmbëngulëse që me konsekuencë ti bëj këto gjëra, kjo pasiqë dy dekadat e fundit situata i ka rrëshqitur nga dora. Dhe për këtë qëllim tani është shoqëria ajo që po i kërkon demokracisë të reformohet si dhe të transformohet.
Çfarë do të thotë kjo në praktikë?
Dy shekuj më pare Demokracia e nxiti zgjerimin e të drejtave politike, pjesëmarrjen e qytetarëve, liritë individuale, barazinë para ligjit dhe modernizimin e institucioneve. Ajo i ndihmoi shoqëritë të evoluojnë drejt një lirie dhe përgjegjësie më të madhe politike. Ndërsa në shekullin e 21-të shoqëritë po i kërkojnë demokracisë që të ndryshojë. Sot, pra qytetarët nuk duan thjeshtë më të jetojnë në një sistem formal demokratik. Ata e duan një demokraci më efektive, më transparente, më të drejtë apo të asaj që është më afër shqetësimeve të tyre. Ata pra po kërkojnë institucione përgjegjëse, udhëheqës të ndershëm, pjesëmarrje të vërtetë të tyre në proceset vendimarrëse dhe rezultate konkrete nga ky angazhim i tyre.
Kjo mund të jetë sfida e vërtetë politike, reformimi i vetë demokracisë.
Demokracia më nuk mund të mbetet e bllokuar në praktikat e saj të vjetra. E njejta duhet të përshtatet me realitetet e reja shoqërore, me kërkesat e qytetarëve dhe me transformimet e botës. E njejta duhet të luftojë kundër korrupsionit, populizmit, humbjes së besimit dhe shkëputjes në rritje midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre politik. Me fjalë të tjera, demokracia nuk duhet të jetë më thjesht vetëm një sistem qeverisjeje por ajo duhet të bëhet një sistem i aftë për vetë-reflektim, modernizim dhe të jetë e aftë të jep përgjigje ndaj aspiratave të shoqërisë.
Një deklaratë e fuqishme politike
“Në shekujt e 19-të dhe 20-të, demokracia ishte një instrument për transformimin e shoqërisë dhe shtetit tani po imponohet e nejta sfidë edhe për demokracinë. ” Nuk mjafton më të demokratizohen institucionet, duhet gjithashtu të demokratizohet edhe funksionimi i tyre, të rinovohen praktikat politike dhe të rivendoset besimi i qytetarëve jo vetëm te institucionet dhe politika por edhe te vetë demokracia. Kjo, pra, përfaqëson një zhvendosje nga transformimi i shoqërisë nëpërmjet demokracisë në transformimin e demokracisë nëpërmjet kërkesave të shoqërisë.

