May 10, 2024
Maqedoni

Serbët kërcënojnë të riun nga Kumanova që bëri shqiponjen në Zveçan: “Provokacija”!

Fejzulla Osmani, afarist në moshë të re nga Sllupçani i Kumanovës, ka udhëtuar në Zveçan, siç shkruan “pas çlirimit të këtij qyteti”, transmeton Lideri.mk.

Ai ka shkuar edhe para komunës, ku ka bë shqiponjën.

Fejzullau thotë se pas publikimit të fotografisë, ka marë disa kërcënime dhe shumë ofendime prej serbëve në rrjetet sociale.

“Shqiponja është simboli im kombëtar dhe e bëj gjithkund ku shkoj dhe nuk e kam ndërmend të ndalem. Kërcënimet e çetnikëve serbë në rrjetet sociale nuk më frikësojnë aspak, veç le të vazhdojnë”, thotë Fejzulla Osmani në deklaratën e tij për Lideri.mk.
Ai shton se ende nuk është duke menduar nese kërcënimet do i denoncon tek organet kompetente ose nuk do meret fare me to. (Lideri.mk)