May 20, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë në Maqedoni! I dyti brenda tre ditësh, në rrugën e njëjtë

Në aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Gradsko – Prilep në Pletvar, ku jetën e ka humbur një 29-vjeçar nga Prilepi. Në aksident kanë marrë pjesë një veturë me targa të Prilepit dhe një cisternë.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda tre ditësh në rrugën e njëjtë. Në aksidentin paraprak është lënduar një 20-vjeçar, i cili ende lufton me jetën në Klinikat e Shkupit, përcjell TV21.