Kryetari i Lëvizjes Shqiptare Ziadin Selz sot zhvilloi një takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup, në kuadër të dialogut dhe shkëmbimit të mendimeve për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend.

Sela e ka vlerësuar takimin të frytshëm.

“Në takim mori pjesë z. Philippe Marcheteau, Këshilltar i Parë në Ambasadën e Francës në Shkup, i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani, pjesë e stafit të Ambasadës.

Gjatë bisedës u shkëmbyen qëndrime mbi çështje me interes të përbashkët, perspektivën evropiane të vendit, rëndësinë e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Vlerësojmë lart dialogun e hapur dhe konstruktiv me përfaqësuesit e Francës dhe angazhimin për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, njoftoi pas takimit kryetari i LSH, Ziadin Selz.

" "
sqShqip