April 27, 2024
Maqedoni

Sela: BDI-ja, paterica e të gjitha partive maqedonase në 20 vitet e kaluara (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, i është përgjigjur sot akuzave të shefit të grupit parlamentarët të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, i cili ditë më parë deklaroi se, ASH-ja është patericë e partive maqedonase “Levica” dhe VMRO-DPMNE, shkruan gazeta LAJM. Sela hodhi poshtë këto akuza duke thënë se, BDI-ja ka qenë patericë e çdo subjekti maqedonase në 20 vitet e kaluara.

“Paterica e çdo subjekti politik në këto 20 vite nuk ka pse akuzon të tjerët për patericë. Ne po përballemi me fenomenin të ngjajmë si ata, këtë objektiv e ka BDI-ja që ne të hymë në një debat, por ne nuk jemi si ata ndryshojmë shumë dhe ASH-ja e ka dëshmuar këtë në të kaluarën e vet. Vlersoj që BDI-ja nuk është këtu për të akuzuar, por është për të dhënë llogari sepse është 20 vite në pushtet dhe është fajtore për çdo fenomen devijant që i ndodh kësaj shoqërie. Duke nisur nga largimi i gjithë atyre të rinjve, e shumë skandale e afera korruptive emërues i përbashkët qoftë i LSDM-së qoftë i VMRO-së apo ndonjë subjekti tjetër politik, patericë është vetëm BDI-ja dhe asnjë subjekt tjetër politik”, tha Sela.