Sela: Qeveri të re dhe zgjedhje të parakohshme për dalje nga kriza(Video)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga krizat aktuale në vend, janë zgjedhjet e parakohshme, transmeton TV21.

“Natyrisht, kur krizat janë të shumta dhe kur ke një Qeveri e cila nuk ka hapësirë që t’i menaxhojë, dhe në vend se t’i menaxhojë, çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht se gjëja e parë që duhet të ndodh është që kjo Qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta çojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Sela.

Video: https://fb.watch/cAa6QY7QRT/