May 9, 2024
Maqedoni

Shkupi ndaj Bregallnicës do të luaj në Kumanovë

Pas dy javëve pauzë, të dielën rikthehet kampionati vendor. FC Shkupi si nikoqir të dielën do të pret skuadrën e Bregallnicës, por për shkak të punimeve në stadiumin e Çairit, ku tani më disa javë është duke u riparuar terreni i blertë, këtë ndeshje bardhekaltrit do ta luajnë në stadiumin e KF Bashkimi në Kumanovë.

Gjithashtu edhe ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Ohrit nuk do të zhvillohet në Çair, mirëpo ende nuk është vendosur se ku do të luhet.

Ndeshja Shkupi – Bregallnica zhvillohet të dielën në Kumanovë me fillim në ora 14:00.