April 26, 2024
Maqedoni

Sali paralajmëron një investim të rëndësishëm në 14 institucione shëndetësore

Në konferencën e sotme vjetore me rastin e shënimit të një vjetorit të qeverisjes, Ministria e Shëndetësisë organizoi panel të përbashkët me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me temën “Politikat sociale dhe shëndetësore në kohë krize”. Si temë me rëndësi të veçantë, ministri Bekim Sali potencoi digjitalizimin në shëndetësi dhe procesin e lidhshmërisë së informacioneve në të gjitha nivelet e shëndetësisë, që paraqet të ardhmen e sistemit shëndetësor.

“Ndër investimet më të rëndësishme është fuqizimi me pajisje të reja diagnostikuese për 14 institucione shëndetësore publike në vend, si dhe përmirësimi i sistemit të mbrojtjes shëndetësore primare”, theksoi ministri Sali.