Maqedoni

Për herë të parë Gazi Baba me buxhet prej 73 milionë denarëve për asfaltimin e rrugëve

Në buxhetin për vitin 2023 parashikojmë 73.000.000 denarë për rehabilitimin dhe revitalizimin e rrugëve, njoftoi kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski.

“Për asfaltimin e rrugëve për herë të parë në historinë e komunës ndahen 73.000.000 denarë.

Përcaktimi im i qartë është Gazi Baba pa baltë, që do të thotë se deri në fund të mandatit nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar në komunën e Gazi Babës”, njoftoi Stefkovski.
Para disa ditësh Këshilli Komunal i Gazi Babës me shumicë votash miratoi buxhetin për vitin 2023.