May 24, 2024
Maqedoni

Grubi. Parandaluam shumicë që do t’i shërbente Moskës

Në fjalimin e tij në Konferencën vjetore të Qeverisë “2023, vit i mundësive të reja për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian”, Zëvendëskryeministri Artan Grubi u ndal edhe tek përpjekjet për shumicë të re nga opozita shqiptare dhe maqedonase gjatë vitit të kaluar. Ai i quajti si tentime për shumicë të varur nga Moska, përcjell KlanMacedonia.

“Ne u rizgjodhëm pas një tentative të dështuar në Kuvend për të penguar nisjen e negociatave me Bashkimin Europian me motive për ta shpier vendin tonë në paparashikueshmëri. Nuk lejuam instalimin e një shumice parlamentare të varur nga Moska që do zgjedhte një Qeveri kukull dhe në shërbim të tjetërkujt, jo të qytetarëve. Këto përpjekje nuk ndaluan. Kërcënimet e tilla janë përditshmëri e qeverisjes sonë, por kjo nuk na dekurajon. Përkundrazi, na forcon edhe më tepër për ta realizuar atë që premtuam para qytetarëve, barazi, zhvillim, integrim, paqë, siguri dhe stabilitet”, deklaroi mes tjerash Artan Grubi./KlanMacedonia