May 2, 2024
Maqedoni

Lloga në takim me koordinatorët e grupeve parlamentare, javën e ardhshme do të mbahet seanca e Këshillit për reforma në sistemin gjyqësor

Javën e ardhshme për herë të parë do të mbahet me prezencë fizike seanca e Këshillit për Reformat në Sistemin Gjyqësor, ku do të shqyrtohet Strategjia e Zhvillimit të Gjyqësorit 2023-2027. Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga i ka bërë ftesë OBRM-PDUKM-së për të marrë pjesë në seancë dhe për të dhënë komente për Strategjinë.

Në takimin me koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, Jovan Mitreski, të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, të BDI-së, Arbër Ademi dhe të Aleancës të Shqiptarët, Adnan Neziri, ku mori pjesë edhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, u diskutua për situatën me Këshillin Gjyqësor dhe mundësinë e ndryshimeve ligjore për të tejkaluar problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga informoi për agjendën legjislative, mundësinë e miratimit të ligjit për amnisti sipas shembullit të vitit 2018, për krimet e lehta, i cili do të mundësojë lehtësimin e burgjeve.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se u hapën edhe temat e ligjit për falje, AOT, ASK, Prokuroria Publike, Kadastra, të drejtat e fëmijëve e të tjera.