May 4, 2024
Sport

Roberto Moreno anashkalon Kosovën, firmos për skuadrën ruse

Trajneri spanjoll, Robert Moreno thuhet se ka pranuar ofertën e klubit rus Soçi për të marrë drejtimin e skuadrës së tyre, duke refuzuar ofertat tjera, ndër to edhe ajo e kombëtarës së Kosovës.

Moreno ishte njëri nga trajnerët më të përfolur për t’u emëruar përzgjedhës i Kosovës, pasi kishte mbajtur edhe një takim me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) para disa ditësh në Stamboll.

Megjithatë, spanjolli 46-vjeçari si duket nuk është bindur nga oferta e “Dardanëve” dhe pritet ta vazhdoj karrierën me një klub. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Moreno ka pranuar ofertën e klubit rus, Soçi, pasi ka bërë një postim ku shkruan: “Robert Moreno, trajneri i ri i Soçit. Pavarësisht takimeve, nënshkrimi i Robert Morenos për Kombëtaren e Kosovës nuk po ecën përpara. Trajneri spanjoll është gati të pranojë një tjetër ofertë – atë të Soçit, një skuadër ruse”, ka shkruar Moretto në platformën “X”.

Përveç Kosovës dhe Soçit në garë për ish-trajnerin e Spanjës, Monakos dhe Granadas, ishte edhe klubi turk, Adana Demirspor.