April 28, 2024
Sport

A është me të vërtetë Man United i interesuar për Graham Potter?

Raportimet nga mediat angleze kanë bërë të ditur se Graham Potter është duke u rreshtuar si pasardhësi i mundshëm i Erik ten Hag në Manchester United.

Megjithatë, Sky Sports pretendon se hierarkia aktuale në Old Trafford nuk ka plane për të ndryshuar trajnerin dhe nuk ka pasur asnjë bisedim me ndonjë pasues të mundshëm.

Ten Hag është nën presion në Old Trafford. United u eliminua së fundmi nga Liga e Kampionëve, duke përfunduar në fund të grupit të tyre.

Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte
Lexo po ashtu
Graham Potter mund të marrë drejtimin e Man United, por me dy kushte
Djajtë e Kuq shkojnë në Anfield të dielën – ku humbën 7-0 sezonin e kaluar – dhe një humbje po aq e rëndë do të bënte akoma më shumë presion mbi holandezin.

Megjithatë, duket se klubi do të mbajë besimin tek holandezi të paktën deri në verë.